Ndërlidhjet

logo-print

Ahmedinexhad kompleton kabinetin


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmedinexhad, ka kompletuar kabinetin e tij qeverisës.

Agjencia e lajmeve ISNA raportoi se lista me 21 anëtarë të kabinetit është dërguar në Parlament të mërkurën në mbrëmje, ndërsa ligjvënësit para se të votojnë, mund ta shqyrtojnë listën e emrave.

Ashtu siç pritej, Ahmedinexhad propozon që ministër i Jashtëm të mbetet Maunçer Motaki.

Ai po ashtu për kabinetin e ri ka propozuar edhe tri femra, të cilat do të udhëheqin me Ministrinë e Arsimit, Shëndetësisë dhe atë të Mirëqenies Sociale.

Nëse kjo listë miratohet, atëherë ato do të jenë femrat e para me poste ministrore në Iran, që nga Revolucioni Islamik në vitin 1979.
XS
SM
MD
LG