Ndërlidhjet

Irak: Qeveria arreston 10 zyrtarë të sigurisë


Qeveria e Irakut ka arrestuar 10 zyrtarë të lartë të sigurisë në kuadër të shtrëngimit të masave të sigurisë pas vargut të shpërthimeve në Bagdad, që lanë 95 të vrarë dhe qindra të plagosur.

Zëdhënësi për operacionet e ushtrisë irakiane në Bagdad tha se të dhjetët janë marrë në pyetje, për shkak të dështimeve të sigurisë, që lejuan shpërthimet më vdekjeprurëse në 18 muajt e fundit.
XS
SM
MD
LG