Ndërlidhjet

logo-print

Mengjiqi komponon pjesë klasike për Bill Klintonin


Kompozitori i njohur kosovar Mehdi Mengjiqi, autor i himnit të Kosovës, i ka dedikuar një pjesë klasike me titull “Populus” ish presidentit amerikan Bill Klinton, në shenjë falënderimi për kontributin e tij në lirinë e Kosovës.

“Klinton solli paqen në Kosovë dhe gjithë Ballkanin Perëndimor. Ai është pjesë e historisë dhe lirisë sonë. ‘Populus’ është mënyra ime modeste që ta falënderoj personalisht për atë që bëri për vendin dhe popullin tim”, ka thënë Mengjiqi.
XS
SM
MD
LG