Ndërlidhjet

Presidenti Sejdiu dekretoi katër ambasadorë të rinj


Pas marrjes së pëlqimit nga vendet përkatëse, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dekretoi sot katër ambasadorë të rinj të Kosovës.

Avni Spahiu u dekretua ambasador në Shtetet e Bashkuara, Bekim Sejdiu ambasador në Turqi, Gazmend Pula ambasador në Shqipëri dhe Anton Berisha ambasador i Kosovës në Slloveni.

Dje Presidenti Sejdiu e dekretoi ambasador të Kosovës në Berlin Vilson Mirditën.
XS
SM
MD
LG