Ndërlidhjet

Ahmadinexhad: S'kemi frikë nga sanksione tjera


Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad tha se ai nuk ka frikë nga asnjë sanksion finansiar, që mund të imponohet nga fuqitë e Perëndimit për shkak të programit kundërthënës bërthamor iranian.

“Asnjë vend madje nuk do të guxonte ta drejtojë gishtin kah Irani për t’i ripërtrirë sanksionet”, citon agjencia Fars pjesë nga një fjalim i Ahmadinexhadit.

Ai tha se pas rizgjedhjes së tij të kontestuar në qershor, Irani nuk do të bisedojë më me fuqitë e mëdha për programin e tij bërthamor, por vetëm me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore.

Uashingtoni i ka dhënë Teheranit kohë deri në shtator që të bisedojë për programin bërthamor, ose përndryshe të përballet me sanksione të reja.
XS
SM
MD
LG