Ndërlidhjet

Skoci: Lirohet fajtori për shpërthimin e aeroplanit


Libiasi i burgosur për shpërthimin Lokerbi në vitin 1988 do të lirohet mbi baza të mëshirës.

Njoftimin e bëri ministri i Drejtësisë i Skocisë, Keni MekAskill.

“Vendimi im është që z. Abdel Basset Ali Mohmed al-Megrahi, i dënuar në vitin 2001 për bombën në Lokerbi, tash i diagnostifikuar me kancer, të lirohet mbi bazë të mëshirës dhe të lejohet që të kthehet të vdesë në Libi”, tha MekAskill.

Al-Megrahi është njeriu i vetëm që u dënua për shpërthimin në aeroplanin Pan Am mbi qytetin skocez Lokerbi, në të cilin e humbën jetën 270 njerëz, shumica amerikanë.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Skocisë që të mos lejojë lirimin e parakohshëm të al-Megrahit.
XS
SM
MD
LG