Ndërlidhjet

Kina dhe Serbia bëhen partnerë strategjikë



Kina dhe Serbia kanë vendosur marrëdhënie të partneritetit strategjik gjatë vizitës së presidentit Boris Tadiq në Pekin.

“Që kur ju e morët zyrën si president serb, gjithmonë i keni vlerësuar marrëdhëniet Kinë-Serbi dhe keni kontribuar për zhvillimin e lidhjeve dypalëshe”, citon agjencia zyrtare Xinhua fjalët që presidentin kinez Hu Jintao i ka thënë Tadiqit.

Beogradi dhe Pekini kanë farkuar lidhje të ngushta pasi autoritetet kineze refuzuan ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Tadiq mbërriti dje në Kinë në një vizitë një javore.
XS
SM
MD
LG