Ndërlidhjet

Lukashenka: Perëndimi të mos presë koncesione


Presidenti i Bellorusisë Aleksandr Lukashenka u ka sinjalizuar vendeve të Perëndimit se ato nuk duhet të presin koncesione të reja nga Minsku nëse vërtetë e duan përmirësimin e marrëdhënieve me vendin e tij.

Lukashenka është në kërkim të lidhjeve më të mira me vendet e Perëndimit, veçanërisht me Bashkimin Evropian, pas mosmarrëveshjeve me Rusinë dy vjet më parë.

Por Lukashenka tha sot se askush nuk duhet të mendojë se marrëdhëniet ndërmjet Moskës dhe Minskut janë prishur.
XS
SM
MD
LG