Ndërlidhjet

Pragë: Tifozët serbë u përleshën me policinë



Disa dhjetra tifozë të klubit futbollistik "Crvena Zvezda" të Beogradit janë përleshur sot me policinë në qendër të Pragës, kurse njoftohet se disa tifozë janë lënduar.

Incidenti ka ndodhur pasi policia i ka paralajmëruar tifozët serbë për mirësjellje, gjë që është pasuar me rrahje, hedhje të shisheve dhe karrikeve nga restorantet në afërsi.

Klubi i Beogradit luan sot me ekipin "Sllavia" të Pragës në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Kampionëve të Evropës.
XS
SM
MD
LG