Ndërlidhjet

Lavdërohen zgjedhjet afgane


Fuqitë perëndimore kanë lavdëruar zgjedhjet e Afganistanit, duke i vlerësuar si fitore për demokracinë, pavarësisht raporteve për një pjesëmarrje të ulët nga frika e sulmeve talebane.

Presidenti amerikan Barak Obama dhe mbështetës tjerë perëndimorë të qeverisë së Kabulit i kanë përgëzuar afganët për atë, që ata e quajtën votim i suksesshëm, duke thënë se afganët treguan kurajo përballë kërcënimeve për dhunë.

Raportohet se të paktën 26 persona, staf afgan i sigurisë dhe civilë, janë vrarë në incidente të dhunshme, që dyshohet të kenë pasur lidhje me zgjedhjet, ndërsa më shumë se 20 luftëtarë talebanë raportohet të jenë vrarë në përleshje.

Shifrat preliminare për pjesëmarrje dhe rezultatet e votimit nuk priten brenda ditëve, ndërsa rezultatet finale do bëhen publike në shtator.

Në zgjedhjet presidenciale, presidenti aktual Hamid Karzai u sfidua nga rivalët e tij kryesorë, ish ministri i jashtëm, Abdullah Abdullah dhe ish ministri i financave, Ashraf Gani.
XS
SM
MD
LG