Ndërlidhjet

Zemërim amerikan ndaj vendimit skocez


Amerikanët kanë reaguar me zemërim dhe mosbesim ndaj lirimit mbi bazë të mëshirës, që Skocia i bëri të vetmit person të dënuar për shpërthimin në aeroplanin Pan Am mbi qytetin skocez Lokerbi, në të cilin e humbën jetën 270 njerëz, shumica amerikanë.

I dënuari, Abdel Baset al-Megrahi, i cili ka qëndruar në burg në Skoci në tetë vitet e fundit, është liruar dhe ka fluturuar për në vendlindje, Libi, pasi që autoritetet skoceze përcaktuan se për shkak të kancerit atij i kishin mbetur jetë vetëm edhe disa muaj.

Familjarët e viktimave në Amerikë kanë vënë në pikëpyetje lëvizjen skoceze.

Presidenti Barak Obama e ka quajtur hapin skocez të gabuar, dhe ka thëën se administrata e tij i ka bërë me dije qeverisë libiane se Megrahi nuk duhet të pritet si hero dhe duhet të vihet nën arrest shtëpiak.

Qindra libianë kanë përshëndetur Megrahin, ndërsa aeroplani me të cilin udhëtonte ateroi në Tripoli.

Ai nga Skocia për në Libi, u shoqërua nga i biri i liderit Muhamer Gadaf.
XS
SM
MD
LG