Ndërlidhjet

Ekuadori, Rusia zhvillojnë energji atomike


Qeveria e Ekuadorit ka njoftuar se ka nënshkruar një marrëveshje me Rusinë për të zhvilluar energji bërthamore në këtë vend të Amerikës Jugore.

Qeveria ekuadoriane tha se programi bërthamor do të jetë “vetëm për qëllime paqësore”.

Marrëveshja është nënshkruar me Korporatën shtetërore ruse për Energji Bërthamore, Rosatom.

Ekuadori, ngjashëm si aleati i tij Venezuela, së fundi ka ndërmarrë hapa për të forcuar lidhjet me Rusinë.

Edhe Ekuadori, edhe Venezuela kundërshtojnë planet e Kolumbisë, që të nënshkruajë një marrëveshje me Uashingtonin, e cila do t’i lejonte trupat amerikane të përdornin shtatë baza ushtarake të Kolumbisë.
XS
SM
MD
LG