Ndërlidhjet

logo-print

Bolt thyen edhe një rekord botëror


Vrapuesi fenomenal, Usain Bolt ka thyer edhe një rekord botëror, kësaj herë rekordin e shënuar nga vetë ai.

Në kamponatin botëror të atletikës të mbajtur në Berlin, Bolt kaloi 200 metërshin për 19.19 sekonda- 11 sekonda më shpejt nga rekordi i shënuar nga ai vitin e kaluar në Olimpiadën e Pekinit.

“Është një arritje e madhe për mua që të thyej rekordin tim botëror. Nuk e kam ditur se do ta thyeja me një margjinë kaq të madhe”, ka thënë 23 vjeçari nga Xhamajka.

Bolt ka thënë sërish se ai nuk përdor substanca për të rritur performancën e tij, por këtë e arrin përmes ushtrimeve të rënda.
XS
SM
MD
LG