Ndërlidhjet

Ekipet e Karzait e Abdullahut shpallin fitoren


Ekipet e shtabeve zgjedhore të presidentit Hamid Karzai dhe të ish kryediplomatit Abdullah Abdullah pretendojnë se kanë fituar shumicën e votave në zgjedhjet e së enjtes.

Din Muhamed, që udhëhoqi fushatën e Karzait ka thënë se “rezultatet fillestare tregojnë se presidenti ka marrë shumicën” dhe se nuk do ketë nevojë për raund të dytë të zgjedhjeve.

Por, një zëdhënës i sfiduesit kryesor të Karzait, ish ministrit të jashtëm, thënë se Abdullah ka marrë shumicën e votave.

Sajed Aka Fazil Sançaraki tha se rezultatet që i kanë marrë nga vëzhguesit e tyre flasin se “Abdullah ka marrë 63 për qind të votave, ndërsa Hamid Karzai 31 për qind”.
XS
SM
MD
LG