Ndërlidhjet

logo-print

Përleshja e tifozëve serbë në Pragë

  • RFE /RL

Pragë, 20 gusht 2009.

Pragë, 20 gusht 2009.

Disa dhjetëra tifozë të klubit futbollistik "Crvena Zvezda" të Beogradit janë përleshur dje (20 gusht) me policinë në qendër të Pragës, kurse njoftohet se disa tifozë janë lënduar.

Incidenti ka ndodhur pasi policia i ka paralajmëruar tifozët serbë për mirësjellje, gjë që është pasuar me rrahje, hedhje të shisheve dhe karrigeve nga restorantet në afërsi.

Njoftohet se 60 tifozë po mbahen në paraburgim, përderisa pjesa tjetër e tyre refuzon të largohet nga Praga derisa të arrestuarit të mos lirohen.

Klubi i Beogradit ka luajtur me ekipin "Sllavia" të Pragës në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Kampionëve të Evropës.

“Sllavia” fitoi me rezultat 3:0.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG