Ndërlidhjet

Kabul: Kandidatët duhet t’i presin rezultatet


Komisioni i Pavarur Zgjedhor i Afganistanit ka kërkuar nga kandidatët presidencialë, që të kenë durim dhe t’i presin rezultatet e zgjedhjeve, që u mbajtën dje. Zekria Barakzai, nga ky komision, tha se “është punë e Komisionit zgjedhor, që t’i shpallë rezultatet”.

Këto komente u bënë, pasi ekipet e të dy kandidatëve, Hamid Karzai dhe Abdullah Abdullah, thanë se numërimi i votave tregon udhëheqje të qartë të kandidatit të tyre.

Rezultatet e para nga zgjedhjet presidenciale priten brenda dy javësh.

Presidenti amerikan, Barak Obama, NATO-ja dhe mbështetësit e tjerë perëndimor të qeverisë në Kabul, e kanë përgëzuar popullin e Afganistanit për atë që ata e kanë vlerësuar si votim të suksesshëm për president dhe për zyrtarë lokalë, përkundër raporteve për dalje të mundshme të ulët në votime, për shkak të frikës nga sulmet e talibanëve.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së, nëpërmjet të një deklarate, ka uruar afganët për pjesëmarrjen e tyre në votime dhe ka dënuar talibanët, al-Kaidën dhe grupet e tjera ekstremiste, për përpjekje të shkatërrimit të zgjedhjeve.
XS
SM
MD
LG