Ndërlidhjet

Pakistan: Së paku 11 të vrarë nga sulmi amerikan


Raportohet se së paku 11 vetë janë vrarë nga një sulm i dyshuar i ushtrisë amerikane në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Agjencitë e lajmeve, duke u bazuar në zyrtarë të shërbimeve të zbulimit, informojnë se sulmet, që ishin ndërmarrë nga aeroplani amerikan pa ekuipazh, në shënjestër kishin bazat e talibanëve në fshatin Dande Darpa, në rajonin fisnor, Vaziristani Verior.

Një sulm i nagjashëm amerikan, në fillim të këtij muaji, sipas raporteve, kishte vrarë shefin taliban në Pakistan, Baitullah Mehsud.
XS
SM
MD
LG