Ndërlidhjet

logo-print

Miliband: Pritja e Megrahit – shqetësuese


Sekretari i jashtëm britanik, Dejvid Miliband, ka vlerësuar sot se mirëseardhja shtetërore e Libisë për sulmuesin me bombë, Abdel Baset al-Megrahi, lidhur me fatkeqësinë Lokerbi, ishte “thellë shqetësuese”.

Ai, mëtutje, hodhi poshtë spekulimet se al-Megrahi është liruar nga burgu për përmirësimin e raporteve anglo – libiane, përfshirë edhe interesat e kompanive udhëheqëse britanike të naftës në Libi.

Këto komente u bënë pasi al-Magrahi, ish pjesëtar i shërbimit informativ të Libisë, është pritur në Tripoli nga Seif al-Islam, djali i liderit të Libisë, Moamer Gadafi.

Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka dënuar këtë lirim, duke thënë se ai ishte “gabim”.
XS
SM
MD
LG