Ndërlidhjet

BE: Kandidatët afganë të mos i shpallin rezultatet


Komisioni Evropian ka kërkuar që kandidatët presidencialë në Afganistan, të “përmbahen nga shpallja e parakohshme e rezultateve” të zgjedhjeve.

“Në këtë fazë, inkurajojmë të gjithë kandidatët, që ta respektojnë procesin zgjedhor dhe të përmbahen nga shpallja e rezultateve të parakohshme të mundshme”, tha sot në Bruksel një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Nga ana tjetër, Suedia, që e kryeson presidencën e radhës së BE-së, ka kërkuar që “të gjithë pjesëmarrësit të vazhdojnë ta respektojnë procesin zgjedhor dhe të angazhohen për unitet kombëtar dhe stabilitet në Afganistan”.
XS
SM
MD
LG