Ndërlidhjet

logo-print

OBSH: Gripi i derrave mund të përhapet


Zyrtari i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Shin Jung-so, tha se përhapja globale e gripit të derrave do t’i rrezikoj jetët e njerëzve, prandaj qeveritë duhet t’i shtojnë përgatitjet për përgjigjje të shpejtë.

Këto komente ai i bëri sot në Pekin.

Sipas tij, përshpejtimi i pritur në përhapjen e gripit të derrave, paraqet kërcënimin të madh për shtetet në zhvillim, meqë sistemet shëndetësore me pajisje dhe fonde jo të mjaftueshme në këto vende, do të jenë nën presion të madh nga gripi.

OBSH-ja e ka shpallur gripin e derrave për pandemi, ndërsa, deri tash, nga kjo sëmundje kanë vdekur afro 1800 njerëz në mbarë botën.
XS
SM
MD
LG