Ndërlidhjet

Shqipëri: Në disa zona tërmet 5 shkallësh


Në orët e pasditës, në disa zona të Shqipërisë, është shënuar një tërmet me intensitet 5 shkallë të Rihterit, ka njoftuar Instituti i Sizmologjisë.

Sipas tij, epiqendra e tërmetit ishte në Detin Adriatik, 14 kilometra nga Ulqini në Mal të Zi.

Tërmeti është ndjerë në Durrës, Tiranë, Shkodër, dhe Rrëshen.

Nuk është raportuar për dëme eventuale.
XS
SM
MD
LG