Ndërlidhjet

Obama për fillim të ri amerikano-mysliman


Presidenti Barak Obama është zotuar se do të ndërmarrë “veprime konkrete” për të ripërtërirë lidhjet amerikane me botën islame.

Ai këtë e tha në një mesazh që shënonte fillimin e Ramazanit, muajit në të cilin myslimanët besojnë se Kurani i është zbuluar profetit Muhamed.

Obama ka përsëritur përkushtimin e tij për “fillim të ri mes Amerikës dhe myslimanëve kudo në botë”.

Obama ka thënë se Amerika është e përkushtuar, që të angazhohet me myslimanët dhe kombet myslimane në bazë të interesave të përbashkëta, repspektit të ndërsjellë.

Ai potencoi përpjekjet e SHBA-ve për të përfunduar luftën në Irak dhe izolimin e ekstremistëve në Afganistan e Pakistan, me qëllim, siç ka thënë “që të lëvizet drejt një bote më paqësore dhe më të sigurt”.
XS
SM
MD
LG