Ndërlidhjet

Lirohet një jemen nga burgu i Guantamos


Një gjykatëse amerikane ka urdhëruar lirimin e një të burgosuri nga Jemeni, që është mbajtur në burgun në Guantanamo Bay, që nga viti 2002, si i dyshuar për terrorizëm.

Gjykatësja Gledis Kesler ka thënë se nuk ka dëshmi se ai ishte anëtar i Al Kaidës, apo se ishte truproje e Osama bin Ladenit.

Kessler ka thënë se qeveria amerikane nuk ka paraqitur fakte “të besueshme” që do të justifikonin vazhdimin e paraburgimit për 47 vjeçarin Muhamet Al-Adahin.

Prokurorët e qeverisë amerikane kanë thënë se Adahi kishte lidhje të ngushta me terroristët e Al Kaidës, duke cituar vetë Adahin të ketë pranuar se ishte takuar me Bin Ladenin në Afganistan para sulmeve të 11 shtatorit, dhe se për një kohë të shkurtër kishte marrë pjesë në kampet e trajnimit të Al Kaidës.
XS
SM
MD
LG