Ndërlidhjet

Karaxhiq: Perëndimi e shkatërroi Jugosllavinë



Ish presidenti i Republikës Serbe të Bosnjes Radovan Karaxhiq, i cili është në pritje të gjykimit për krime lufte dhe gjenocid në Tribunalin e Hagës, i ka akuzuar fuqitë perëndimore për shkatërrimin e ish Jugosllavisë.

Në një intervistë me shkrim për "Financial Times", Karaxhiq ka thënë se do të kërkojë informata nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe SHBA-të për të treguar se interesat strategjike të këtyre shteteve kanë qenë më të rëndësishme se sa ruajtja e paqes ndërmjet grupeve etnike në Ballkan.

Karaxhiq ka shprehur keqardhje për luftën në Bosnje e Hercegovinë, por e ka hedhur poshtë fajin e tij.
XS
SM
MD
LG