Ndërlidhjet

Obama viziton Kinën në nëntor



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama do ta zhvillojë vizitën e parë të tij zyrtare në Kinë nga mesi i nëntorit.

Ambasadori i sapoemëruar amerikan në Kinë, Xhon Hantsmen, me të arritur në Pekin u tha gazetarëve se "shumë gjëra po ndodhin në marrëdhëniet SHBA-Kinë", dhe se "Presidenti Obama do ta vizitojë Kinën nga mesi i nëntorit".

Në fillim të gushtit, Senati amerikan njëzërit e miratoi guvernatorin e shtetit federal Utah për ambasador të Obamës në Kinë.
XS
SM
MD
LG