Ndërlidhjet

Sllovakia i ndalon hyrjen presidentit hungarez


Zyrtarët sllovakë thanë se presidenti i Hungarisë është penguar, që të vizitojë të premten një zonë të Sllovakisë të banuar me popullatë etnike hungareze.

Kryeministri sllovak Robert Fico tha se ambasada hungareze është informuar se presidenti, Lazlo Solyom, nuk do të lejohet që të vizitojë qytetin kufitar të Komanos, ku do të zbulonte statujën e mbretit të parë hungarez, Shën Stefanit.

Liderët sllovakë e kanë quajtur udhëtimin një “provokim”, sepse të premten ka qenë 41 vjetori i invazionit sovjetik në Çekosllovakinë e atëhershme.

Raportet mes Sllovakisë dhe Hungarisë janë të tensionuara për shkak të mospajtimeve mbi të drejtat e rreth 520 mijë hungarezëve, që jetojnë në Sllovaki.
XS
SM
MD
LG