Ndërlidhjet

Pheniani kërkon lidhje më të mira me Seulin



Emisari i Koresë Veriore, i dërguar në varrimin e ish presidentit të Koresë së Jugut, Kim Dae-Jung, sot bëri thirrje për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy Koreve.

Zyrtari i lartë verikorean, Kim Jang-Gon, i cili e udhëheq delegacionin nga Pheniani, tha se "beson që lidhjet mund të përmirësohen brenda një kohe sa më të shkurtër".

Vizita e delegacionit verikorean është takimi i parë i nivelit të lartë midis dy vendeve në dy vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG