Ndërlidhjet

Zjarri i madh i afrohet Athinës


Zjarri i madh, i cili shpërtheu rreth 40 km larg qendrës së Athinës sot ka dalë nga kontrolli dhe i ndihmuar nga era e fortë, po përhapet në drejtim të fshatrave për rreth, ku banorët tashmë kanë filluar të evakuohen.

Mediat greke njoftuan se deri në mesditë, flakët përfshinë sipërfaqe prej 11 km katrorë.

Rreth 150 zjarrfikës, nëntë aeroplanë dhe pesë helikopterë janë angazhuar për shuarjen e zjarrit.

Zyrtarët lokalë kanë shpallur gjendje të jashtzakonshme në gjithë prefekturën e Atikës.
XS
SM
MD
LG