Ndërlidhjet

Gadafi: Do përmirësojmë lidhjet me Britaninë


Udhëheqësi i Libisë, Muamer Gadafi tha se do t’i përmirësojë raportet me Britaninë pas vendimit të Skocisë për të liruar libiasin, i cili ishte dënuar për shpërthimin në aeroplanin mbi Lokerbi në vitin 1988.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve JANA, Gadafi i ka lëvduar kryeministrin britanik Gordon Braun dhe Mbretëreshën Elizabet për shkak se i kanë inkurajuar autoritetet skoceze që ta lirojnë Abdel Basset al-Megrahi.

“Miqësia ime personale me ata, sigurisht që do të reflektohet pozitivisht në të gjitha fushat e bashkëpunimit midis dy vendeve”, transmetohet të ketë thënë Gadafi.

Al-Megrahi, ish agjent i kundërzbulimit të Libisë, u dënua për shpërthimin në vitin 1988 në aeroplanin amerikan mbi Lokerbi të Skocisë, ku e humbën jetën 270 njerëz, shumica amerikanë.
XS
SM
MD
LG