Ndërlidhjet

Meksika legalizon drogën



Meksika e ka legalizuar posedimin e sasive të vogla të drogës, me arsyetimin se resurset e kufizuara më mirë mund të përdoren në luftën kundër krimit të organizuar të ndërlidhur me drogën.

Sipas të përditshmes "Official Gazette", ndryshimi nënkupton se meksikanët mund të posedojnë deri në 5 gram marihuanë, 500 miligramë kokainë, dy gramë opium ose 50 miligram heroinë, pa pasur frikë se do të përndiqen.

Ligji, i cili u mbështet nga presidenti Felipe Kalderon, ishte kritikuar ashbpër në Kongresin e Meksikës, por megjithate u miratua.

Mijëra njerëz janë vrarë në incidentet e dhunshme të ndërlidfhura me drogën prej vitit 2006, kur Kalderon nisi një fushatë kundër karteleve të drogës.

XS
SM
MD
LG