Ndërlidhjet

Gjermani: Hetohen 100 profesorë për rryshfet



Prokuroria në qytetin Keln po zhvillon hetime kundër 100 profesorëve në mbarë Gjermaninë, që dyshohen se kanë marrë rryshfet që të mundësojnë doktoraturat e kandidatëve.

Zëdhënësi i prokurorisë së Kelnit Ginter Feld i ka thënë revistës “Fokus” se beson që profesorët kanë marrë rryshfet nëpërmjet një firme, e cila ka shërbyer si ndërmjetësues.

Revista shkruan se profesorët kanë pranuar para në shumën prej 4 mijë deri 20 mijë euro, në mënyrë që studentëve t’u mundësojnë doktorimin më të shpejtë.
XS
SM
MD
LG