Ndërlidhjet

Irak: Forcat e sigurisë ndërlidhen me sulmet



Ministri i Jashtëm i Irakut tha se autorët e sulmeve me bomba që javën e kaluar i goditën ndërtesat qeveritare mund të jenë ndihmuar nga njerëz të forcave irakiane të sigurisë.

Hoshiar Zebari tha se sulmet ishin planifikuar dhe kryer aq mirë sa që nuk do të përjashtonte mundësinë e një bashkëpunimi të mundshëm të tillë.

Ai gjithashtu shfaqi keqardhje se forcat e sigurisë më herët i kishin mënjanuar pengesat e betonit para ndërtesave.

Vërejtjet e tij pasuan shpërthimet e së mërkurës në të cilat u vranë rreth 100 njerëz dhe u plagosën më shumë se 500 të tjerë.
XS
SM
MD
LG