Ndërlidhjet

Lirimi i Al Megrahit jo për biznes


Britania ka hedhur poshtë sot pohimet se lirimi i Al Megrahit nga burgu, është bërë në bazë të një marrëveshje për energji mes Britanisë dhe Libisë

Sekretari britanik i Biznesit Peter Mandelson, ka thënë se kjo ide është jo vetëm e gabuar por plotësisht e pa pranueshme.

Abdel Baset Al Megrahi, u lirua nga dënimi me burg të përjetshëm mbi bazën e mëshirës, pasi ai vuan nga kanceri.

Al Megrahi, agjent i Libisë u dënua në vitin 1988 me burg të përjetshëm për shpërthimin e një avioni të Shteteve të Bashkuara në Skoci, me ç’ rast mbeten të vdekur 270 persona, shumica prej tyre amerikanë.

Londra dhe Uashingtoni, kanë dënuar pritjen heroike që i është bërë Al Megrahit, më të mbërritur në Libi.
XS
SM
MD
LG