Ndërlidhjet

Hollbruk: Akuzat për manipulim të pritshme


I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara në Afganistan Riçard Hollbruk, ka thënë se akuzat e bëra për manipulim në zgjedhjet presidenciale të Afganistanit janë të pritshme.

Hollbruk këto komente i bëri sot në Herat pasi kandidati Abdullah Abdullah, akuzoi administratën e presidentit Hamid Karzai, se ka manipuluar me votat e 20 gushtit.

Hollbruk shtoi se edhe ne vendet më demokratike si në Shtetet e Bashkuara, janë të diskutueshme zgjedhjet, kështu që ai tha se nuk është i habitur me ngritjen e kësaj çështje.

Rezultatet paraprake nga zgjedhjet presidenciale në Afganistan pritet të publikohen të martën.
XS
SM
MD
LG