Ndërlidhjet

Gjermani: Hetohen 100 profesorë


Prokurorët në Gjermani janë duke hetuar rreth 100 profesorë në gjithë vendin nën dyshimin se ata morën ryshfet për t’i ndihmuar studentet që të marrin gradën e dokturaturës.

Zëdhënësi i prokurorisë së Kelnit Gunter Feld, tha se hetimi është përqendruar në një kompani të quajtur Instituti për Konsultime Shkencore, por nuk dha hollësi tjera rreth hetimit.

Mediat në Gjermani raportojnë se qindra student kanë paguar mijëra dollarë në këtë kompani e cila i premtoi atyre se do t’i ndihmoi për marrjen e dokturaturës në fusha të ndryshme.
XS
SM
MD
LG