Ndërlidhjet

Kabul: 225 ankesa për zgjedhje


Rreth 225 ankesa janë deponuar për parregullsi në zgjedhjet presidenciale të 20 gushtit në Afganistan,disa prej të cilave mund të ndikojnë në rezultat, kanë njoftuar zyrtarë të bordit të ankesave në Kabul.

Ankesat përfshijnë manipulim me kutit e votimit, si dhe frikësim të votueseve tha Kryetari i Komisionit Zgjedhor për Ankesa, Grant Kipen.

Ndërkohë Abdullah Abdullah, sfidanti kryesor i presidentit Hamid Karzai, tha se ka prova që votimi ishte manipuluar. Ai e quajti situatën "alarmante", por nuk ofroi ndonjë dëshmi rreth akuzave të tij.
XS
SM
MD
LG