Ndërlidhjet

Merkel: Nuk tërhiqemi nga Afganistani


Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka thënë se trupat gjermane do të qëndrojnë në Afganistan deri sa të arrihet qëllimi i misionit të tyre.

Gjatë një intervistë dhënë televizionit ZDF, Merkel ka hedhur poshtë mundësin e përcaktimit të një afati kohor për tërheqjen e trupave.

Ajo tha se misioni i trupave gjermane, është qe ta bëjnë Afganistanin të vet-qëndrueshëm në aspektin e sigurisë.

Gjermania ka të stacionuara 4 mijë trupa në Afganistan, të cilat kryesisht janë të përfshira në trajnimin e forcave policore dhe ushtarake, si dhe në projektet e infrastrukturës civile.
XS
SM
MD
LG