Ndërlidhjet

logo-print

Zjarri kërcënon periferinë e Athinës


Mijëra banorë të periferisë së Athinës kanë kaluar natën jashtë shtëpive të tyre, ndërsa zjarri po vazhdon ta kërcënojë zonën veriore.

Të paktën 6 zjarre të mëdha raportohet se janë jashtë kontrollit, ndërsa erërat e forta po i ndihmojnë përhapjes së flakëve.

Zyrtarët kanë tërhequr vërejtjen se zjarri ende po i kërcënon zonat e banuara më veri të kryqytetit si dhe afër Maratonës- zona e njërës nga fushëbetejat më të fashme të historisë.

Kryeministri Kostas Karamanlis ka thënë se zjarri- më shumë se 90 vatra- që ka përfshirë Greqinë gjatë fundjavës është vështirë të ndalohet.
XS
SM
MD
LG