Ndërlidhjet

logo-print

Natanjahu viziton Evropën


Kryeministri izraelit Benjamin Natanjahu udhëton sot për një vizitë katërditëshë në Evropë.

Bisedimet me liderët evropianë pritet të fuksohen në kërkesat e Perëndimit për ngrirjen e ndërtimit të vendbanimeve hebreje në territoret palestineze.

Në Londër, Natanjahu do të takohet me kryeministrin Gordon Braun dhe do të bisedojë edhe me të dërguarin amerikan në Lindjen e Mesme Xhorxh Miçel.

Të mërkurën, ai udhëton në Berlin për t’u takuar me kancelaren gjermane Angela Merkel.

SHBA ka kërkuar vazhdimisht ndalimin e ndërtimeve në Bregun e okupuar Perëndimor, veprim ky që shihet si çelës në rifillimin e bisedimeve paqësore izraelito-palestineze.
XS
SM
MD
LG