Ndërlidhjet

Pakistan: Arrestohen 7 veta, planifikonin sulme


Policia e Pakistanit tha se ka arrestuar shtatë persona që i takojnë një grupi militant që ka lidhje me Al-Kaidën.

Thuhet se ata planifikonin të sulmonin caqe të profilit të lartë në qytetin më të madh të vendit, Karaçi.

Policia tha se militantët i përkisnin grupit Lashkar-e-Jhangvi(LeJ), dhe planifikonin të sulmonin ndërtesa të rëndësishme të qeverisë dhe zyrtarë të lartë të qeverisë.

LeJ është mbajtur përgjegjës për një seri sulmesh në të kaluarën, përfshirë edhe dy tentim-atentatet ndaj ish presidentit Pervez Musharaf dhe vrasjen e gazetarit amerikan Danjel Përl.
XS
SM
MD
LG