Ndërlidhjet

Kabul: Vriten tre ushtarë të NATO-s


Një ushtar amerikan dhe dy ushtarë estonezë janë vrarë në incidente të ndara në jug të Afganistanit.

Ushtria amerikane tha se ushtari amerikan është vrarë të dielën nga një sulm i kryengritësve.

Ai ishte pjesëtari i 37-të i ushtrisë amerikane i vrarë në Afganistan që nga fillimi i muajit gusht.

Ndërkohë, Ministria estoneze e Mbrojtjes tha se dy ushtarët estonezë janë vrarë të dielën, ndërsa patrulla e tyre u sulmua në provincën jugore të Helmandit.
XS
SM
MD
LG