Ndërlidhjet

Skoci: Qeveria mbështet lirimin e al Megrahit


Qeveria skoceze ka mbështetur vendimin e saj për të liruar Abdel Baset al Megrahi.

Ministri skocez i drejtësisë. Keni Mekaskill përmes një deklarate në parlament tha se vazhdon të mbështesë vendimin e qeverisë për të liruar al Megrahin për arsye humanitare.

Al Megrahi, i cili vuante dënimin me burg të përjetshëm u lirua pasi vuan nga kanceri dhe mjekët besojnë se nuk mund të jetojë më gjatë se tre muaj.
Libiani al Megrahi ishte dënuar për sulmin ndaj aeroplanit të linjës Pan Am në vitin 1981 ku u vdiqën 270 veta, shumica amaerikanë. Aeroplani u rëzua në territorin skocez.

Al Megrahi është pritur si hero në Libi, çfarë është kritikuar ashpër nga Britania dhe SHBA-të.
XS
SM
MD
LG