Ndërlidhjet

Më 23 gusht të vitit 1989, mijëra njerëz kishin formuar një varg të gjatë, duke lidhur tri kryeqytetet baltike – Vilniusin, Rigan dhe Tallinin – gjë që paraqiste një protestë paqësore për liri dhe pavarësi kombëtare. Ngjarja shënoi 50 vjetorin e nënshkrimit të Paktit Molotov-Ribentrop në Moskë, me të cilin Bashkimi Sovjetik dhe Gjermania Naziste u pajtuan për ndarjen e fuqisë në Evropë dhe okupimin sovjetik të shteteve baltike. “Rruga Baltike” ishte po ashtu protestë kundër shtypjes dhe falsifikimit të historisë.
XS
SM
MD
LG