Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: Priten rezultatet e para të zgjedhjeve


Në Afganistan sot shpallen rezultatet e pjesshme nga zgjedhjet presidenciale të 20 gushtit.

Zyrtarë të Komisionit të Pavarur Zgjedhor kanë thënë se do t'i publikojnë rezultatet paraprake, nga 10 deri në 40 % të qendrave të votimit.

Të dy kandidatët kryesorë, presidenti aktual, Hamid Karzai, dhe ish-ministri i Jashtëm, Abdullah Abdullah, kanë deklaruar se janë duke udhëhequr.

Ky i fundit akuzoi Karzain dhe administratën e tij për manipulim të votave.

I dërguari i posaçëm i OKB-ës në Afganistan, Kai Aide, bëri thirrje për durim, derisa mbikëqyrësit e zgjedhjeve t'i hetojnë ankesat.
XS
SM
MD
LG