Ndërlidhjet

Teheran: Vazhdojnë gjykimet e reformatorëve


Në Iran sot do të vazhdojnë proceset gjyqësore kundër reformatorëve tjerë, të cilët u arrestuan gjatë protestave pas-zgjedhore që kontestuan fitoren e presidentit Ahmedinexhad.

Televizioni shtetëror në Iran ka njoftuar se në mesin e atyre që do të dalin në gjyq do të jenë edhe ish-zëvendësministri i Brendshëm, ai i Jashtëm si dhe ish-zëdhënësi i qeverisë.

Autoritetet në Iran deri tash kanë gjykuar 140 persona, të cilët akuzohen se kanë shkaktuar protesta masive nëpër rrugët e Teheranit, pas zgjedhjeve presidenciale të 12 qershorit.
XS
SM
MD
LG