Ndërlidhjet

Lokalizohen zjarret rreth Athinës


Zjarret në pjesën veriore të Athinës janë lokalizuar gjatë natës, por disa vatra zjarri ende janë aktive në pjesë të ndryshme të Greqisë.

Nga zjarret që shpërthyen të premten në rrethinat e Athinës janë shkrumbuar rreth 20 mijë hektarë pyje dhe tokë punuese.

Rreth 500 zjarrfikës morën pjesë në shuarjen e zjarreve rreth Athinës, të mbështetur nga aeroplanët që i dërguan Franca, Austria, Qiproja, Spanja dhe Turqia.
XS
SM
MD
LG