Ndërlidhjet

Gaz lotsjellës në Kroin e Vitakut


Pesë shqiptarë dhe dy serbë janë lënduar sot nga hedhjet e gurëve në lagjen Kroi i Vitakut, derisa banorët shqiptarë po tentonin të rifillonin punimet në shtëpitë e tyre.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën, Sami Mehmeti, ka thënë se rreth 100 serbë ishin mbledhur afër vendit ku punimet kishin rifilluar dhe nga zemërimi kanë filluar të hedhin gurë. Në të njëjtën formë janë përgjigjur edhe punëtorët shqiptarë, të angazhuar në rindërtimin e shtëpive.

Kjo ka bërë që njësia speciale e EULEX-it të ndërhyjë, duke shfrytëzuar gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Punimet janë duke vazhduar, ka thënë zoti Mehmeti, ndërkohë që autoritetet tashmë e kanë vënë situatën nën kontroll.
XS
SM
MD
LG