Ndërlidhjet

logo-print

Rusia bën thirrje të njihen Abkhazia, Osetia Jugore


Rusia u bëri thirrje sot shteteve të tjera që të ndjekin shembullin e saj për njohjen e pavarësisë së Abkhazisë dhe Osetisë Jugore.

Në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme, thuhet se njohja është e nevojshme në mënyrë që vëzhguesit ndërkombëtarë të kthehen në rajonet e shkëputura nga Gjeorgjia.

Abkhazia dhe Osetia e Jugut nesër shënojnë përvjetorin e parë të njohjes së pavarësie nga ana e Rusisë, pas luftës me Gjeorgjinë.

Vetëm Nikaragua ka ndjekur shembullin e Moskës për të njohur këto dy rajone.
XS
SM
MD
LG