Ndërlidhjet

Çeçeni: Nga sulmi vetëvrasës – 4 të vrarë


Nga një sulm vetëvrasës me bombë janë vrarë së paku katër policë në Çeçeni.

Ministri i brendshëm i Çeçenisë, Ruslan Alkhanov, tha se në sulmin, që ndodhi në një fshat, 20 kilometra afër kryeqytetit Grozni, ishte plagosur edhe një polic tjetër, i cili më vonë vdiq.

Ky ishte sulmi i fundit në valën e sulmeve aktuale kundër zyrtarëve dhe forcave të sigurisë në këtë Republikë ruse.

Të premten e kaluar, nga dy sulme vetëvrasëse me bomba, u vranë katër policë në Grozni.

Dje, në një vizitë të paparalajmëruar në Çeçeni, ishte kryeministri rus, Vlladimir Putin, për bisedime me liderin çeçen, Ramzan Kadirov.

Nga grupet për të drejta të njeriut, zoti Kadirov është akuzuar për abuzime.
XS
SM
MD
LG