Ndërlidhjet

logo-print

Vetëvendosje: Jo pranisë së EULEX-it


Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se ka dëmtuar rreth 25 makina te misionit evropian per sundimin e ligjit, EULEX, për të kundërshtuar praninë e këtij misioni në Kosovë. Në një komunikatë për opinion, kjo Lëvizje përmend edhe protokollin që EULEX-i pritet ta nënshkruajë me Serbinë, për, si thuhet në komunikatë “bashkëpunim me policinë kriminale të këtij shteti kriminal”.

“Vetëvendosja” pohon se Policia e Kosovës ka arrestuar 21 aktivistë të saj.

Në një komunikatë për opinion, ka reguar edhe vetë misioni EULEX, duke e dënuar ashpër veprimin e ndërmarrë në qendër të Prishtinës.
“Ndërkohë që EULEX-i mbështet idenë e protestave paqësore si një element i rëndësishëm në cilëndo shoqëri demokratike, shkaktimi i dëmit kriminal nuk i çon përpara interesat apo argumentat e cilitdo prej protestuesve të tillë”, thuhet në komunikatë. EULEX-i gjithashtu vlerëson lart përgjigjjen e shpejtë dhe efikase tëe Policisë së Kosovës.
XS
SM
MD
LG